“Fly Ernest” e menderos deri në minutën e fundit/Ndërron oraret e nisjes, pasagjerët s’dinë gjë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2020, 12:43

Kompanisë “Fly Ernest” i është pezulluar licenca dhe e drejta e fluturimit nga autoritetet italiane, për një sërë shkaqesh. Ndër më kryesoret ishte fakti i moskorrektësisë ndaj pasagjerëve.

Kujtojmë se kjo kompani ka pasur përherë vonesa duke u krijuar probleme të shumta pasagjerëve, të cilët e zgjidhnin si një ndër mundësitë e pakta për të fluturuar. Mirëpo, teksa është bërë me dije se të gjithë ata që kanë prerë bileta me “Fly Ernest” do të mund t'i shfrytëzojnë ato deri më datë 13 Janar, problemet nuk kanë të sosur.

Ditën e sotme, në faqen zyrtare të Aeroportit të Tiranës shkruhet se janë ndryshuar oraret e fluturimit të kompanisë. Pasagjerët duhet të interesohen për oraret e reja, duke kontaktuar në numrat që janë vënë në dispozicion.

Në faqen e “Tirana International Aeroport” shkruhet:

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar fluturimin me kompaninë ajrore Fly Ernest, që deri me datë 13 Janar, do të ketë ndryshime të orareve dhe anullim të fluturimeve. Sugjerojmë që të gjithë pasagjerët të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm për informacione të mëtejshme: E Hëne -> E Dielë : Nga ora 05.00 deri 21.00 Italisht/Anglisht : +39 02 89730660 Shqip/Italisht/Anglisht +355 (0)44 810810 E-mail: [email protected] [email protected]

Ndaj, nëse për fatin tuaj të keq keni prerë bileta me “Fly Ernest”, bëni ç'të bëni dhe merrni mundimin të komunikoni edhe njëherë, për të mësuar oraret e reja të nisjes.

Risultato immagini per fly ernest"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit