“Për të vënë duart në kokë”/ Të moshuarit në QSUT i japin serum me bidon uji

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.01.2020, 13:39

Shëndetësia është një nga sektorët për të cilën mund të themi se qeveria ka dështuar.

Skandalet në këtë fushë janë të përditshme, duke filluar nga koncesionet “fantazmë” e deri te kushtet e këqija të spitaleve që shqiptarët i vujnë përditë.

Një tjetër rast skandali, mund ta themi me plotë gojën “për të vënë duart në kokë”, ka mbërritur edhe sot në redaksinë e JOQ ALBANIA, nga spitali Nënë Tereza në Tiranë.

Një i moshuar, i shtruar në spital, shihet teksa merr serumin nga një bidon plastik uji. Për të ardhur keq sesi i moshuari, apo edhe të sëmurë të tjerë, që përveç sëmundjes që i ka rënë duhet të përballen edhe me papërgjeshmërinë e instancave përkatëse për të siguruar kushte sa më të mira kurimi.

Ndërkohë që taksat tona shkojnë përditë në arkën e shtetit, ato nuk na thehen mbrapsht as edhe kur luftojmë me sëmundjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit