Kush nuk e adhuron bukën e thekur, e sidomos në ditët e ftohta. E shoqëruar me gjalpë të freskët apo djathë, një mrekulli për çdo vakt të ditës.
Por përveç shijes së saj, buka e thekur sipas të dhënave është zgjidhja e duhur për sistemin tretës. Nëse e krahasojmë me bukën e thjeshtë, buka e thekur tretet më shpejtë nga organizmi ynë.
Gjithçka lidhet me niseshtenë që gjendet tek buka. Ky përbërës ka disa molekula të cilat kur janë në kontakt me nxehtësinë ndryshojnë strukturën e tyre. Ndryshimi është pikërisht ai që i jep dhe lehtësinë sistemit tretës që ta shpërbëjë bukën e thekur.
Për më tepër duke qenë se është më krokante, ajo arrin të përthithë acidet dhe lëngjet e tepërta të stomakut. Kështu kthehet në një produkt ideal për të gjithë ata që vuajnë nga ulcera, refluksi apo gastriti.
Për personat që kanë probleme me tretjen e ngadalësuar të ushqimeve, buka e thekur është një mënyrë për t’i ardhur në ndihmë këtij problemi. Duke qenë se ajo tretet shpejt, shmanget fryrja e stomakut, dhe kështu lehtësohet procesi i shpërbërjes së ushqimit të konsumuar.