Viti 2019 do të mbahet mend gjatë për tragjedinë natyrore të 26 nëtorit, ku nga tërmeti u shuan 51 jetë.
2019 ishte dhe një vit i zi për kulturës shqiptare, pasi u ndanë nga jeta shumë artistë të njohur. Në muajin maj u shua nga jeta një prej parodistëve të famshëm të Vlorës, Muhamet Lika.
Aktori shkoi në kurim në Itali, por nuk mundi t’ia dilte. Në muajin gusht u nda nga jeta një ikonë e kinematografisë shqiptare, regjisori Gjergj Xhuvani. Ai ndërroi jetë në një spital në Romë.
Në muajin tetor u nda nga jeta një nga aktoret më të njohura të viteve ’90, Shpresa Bërdëllimën. Aktorja ishte vetem 60 vjeçe.
Kurse aktori i njohur i Teatrit të Durrësit, Josif Koçi u nda nga jeta në muajin nëntor. Po në këtë muaj u nda nga jeta edhe rapsodi i njohur dibran Sherif Dervishi. Ishte vetëm 58 vjeç, por nuk mundi ta fitonte betejën më kancerin.
Në muajin dhjetor u shuan nga jeta aktorja shumë e njohur nga filmi “Përrallë nga e kaluara”, Mira Minga Jupi. Po në muajin dhjetor u shua nga jeta edhe aktorja Eva Pëllumbi.
Aktorja njihet për rolin e pinokut në Teatrin e Kukullave dhe si gruaja që u dha zërin e saj përrallave.