Nga Escobar, tashmë mund të kemi dhe smfartphone të palosshëm të quajtur fold 1. Kompania është themeluar nga Roberto Escobar, vëllai i famëkeqit Pablo.
Familja e ish-drejtuesit të kartelit famëkeq Medellin ka njoftuar se “Escobar inc” po përgatitet të nisë një smartphone të përparuar me ekrani fleksibël.
Roberto Escobar tha për Reuters:
Sipërmarrësi suedez Olaf Gustafson është Drejtori i Përgjithshëm i Escobarit. Ai shprehet se teknologjia më e mirë në botë sot janë telefonat fleksibël. Tani, është si dhjetë vjet më parë me një aparat fotografik. Ne po ndryshojmë gjërat. Në thelb, ne jemi Steve Jobs i ri në këtë biznes.
Eskobar “del 1” do të funksionojë në Android dhe do të kushtojë 349 dollarë në versionin bazë, ndërsa për modelin me më shumë memorie, çmimi do të jetë 499 dollarë.
Themeluesi, 72-vjeçari Roberto Escobar, kaloi 12 vjet në burg për përkatësinë e Kartelit Medellin. Ai u dorëzua para autoriteteve në 1992 ndërsa vëllai i tij i famshëm u vra në vitin 1993 në një aksion të përbashkët nga policia amerikane dhe kolumbiane.
Tani, 30 vjet më vonë, ai shpreson të përdorë emrin e famshëm të familjes në shitjet e telefonave inteligjentë.
***
Burim: IlSecoloXIX|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania