Ikin dritat në clubin e natës, shpërthejnë të rinjtë: Rama Ik

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.12.2019, 00:41

Pas stadiumeve dhe gjimnazeve, thirrja “Rama IK”, tashmë ka njohur edhe një ambient tjetër.

Bëhet fjalë për clubet e natës, të rinjtë e së cilëve mesa duket mezi po e presin largimin e Ramës.

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku në një nga clubet më të njohura të natës, shkëputet energjia elektrike.

Të irrituar, të rinjtë të cilët ishin në entuziasmin e muzikës, shpërthyen në një melodi tjetër, që dëgjohej “Rama Ik”.

Kjo thirrje ka vazhduar gjatë gjithë kohës që nuk ka patur energji elektrike.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ, ne nje nga klubet me te njohura te nates, kane ik dritat dhe po therrasin Rama ik. Anonim."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit