E dinit se sot kemi hyrë zyrtarisht në dimër?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.12.2019, 12:10

Sot, më datë 22 dhjetor, në orën 05:19 të mëngjesit, dimri trokiti zyrtarisht në vendin tonë pasi është data e Solsticit Dimëror. Kjo datë shënoi kështu natën më të gjatë të vitit.

Solstici Dimëror është një ngjarje astronomike. Toka kalon në një pozicion ku hemisfera veriore është larg nga dielli, duke shkaktuar më pak dritë për të arritur atë pjesë të planetit.

Në raport me Solsticin Veror që ndodh në qershor, dita në Solticin Dimëror është 5 orë e 58 minuta më e shkurtër. Gjatë ekuinoksit vjeshtor në shtator, dita është e barabartë me natën, por më pas nata gradualisht fillon të zëjë më shumë terren.

Në Ekuinoksin pranveror, dita dhe nata fillojnë të kenë kohëzgjatje të barabartë derisa mbërin Solstici veror, ku shënohet dita më e gjatë e vitit.

Risultato immagini per winter solstice"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit