“Ditën e të vërtetës po hedh foton e fundit”, bashkëshorti i 25-vjeçares që vdiq pas lindjes: Flisni tani more të mallkuar!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.12.2019, 22:28

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak muaj më parë në sallën e operacionit të maternitetit të Elbasanit, ku 25-vjeçarja Rexhina Debrova humbi jetën pak çaste pasi solli në jetë foshnjën e saj, tronditi mbarë opinioni publik në vend.

Familjarët e të resë akuzuan mjekët për neglizhencë, ndërkohë që vetëm ditën e sotme u shpall në kërkim nga Interpol mjeku që asistoi në lindjen e saj, Ardjan Kadaifçiu, ndonëse ngjarja e rëndë ka ndodhur në 22 prill të këtij viti.

Lidhur me këtë zhvillim të fundit, ka reaguar edhe bashkëshorti i së ndjerës, Gerti Debrova, i cili ka publikuar një foto të Rexhinës, teksa shkruan se ky ishte momenti i fundit i saj që ka mundur të ruajë pak çaste para se ta dërgonte në spital për të lindur.

Ai ka reaguar ashpër ndaj mjekëve që protestuan për t'i dalë në mbrojtje kolegut të tyre dhe ndaj ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tij, ata nuk bënë as gjënë më minimale; asnjë ngushëllim të vetëm për këtë humbje të madhe.

Ai shkruan:

Në ditën e të vërtetës po zgjedh të hedh foton e fundit te Rexhinës ..foto e fundit dhe bluzë e fundit..me këtë bluze shkuam atë dite në spital..bluzë me trëndafila! Dua te shkruaj për ata që u shprehën kundër nesh…mjekët që protestuan, ministrja, të gjith ata të zinj që asistuan në operacion..të cilët nuk bën as më minimalen..as një ngushëllim!! Flisni dicka tani more të mallkuar.. Pas gati 8 muaj ka dalë akti i ekspertimit me 2 ekspertë ku qartëson se ndjekja e shtatzanisë ka qënë konform protokolleve shkencore..por neglizhenca mjekësore ka cuar në shkakun e vdekjes..dhe për ktë mbajnë përgjesi personeli mjekësor.. Rexhina nuk e meritonte ktë fat..!!”

Mjeku nga Elbasani, Ardjan Kadaifçiu është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si përgjegjës për vdekjen e 25-vjeçares, Rexhina Debrova.

Vendimi për arrestimin e mjekut Kadaifçiu është marrë nga prokurori i çështjes, Xhelian Seferi, i cili i ka kërkuar gjykatës së Elbasanit caktimin e masës "arrest me burg" në mungesë, i bazuar në një akt-inspektim mjeko-ligjor, ku sqarohen shkeljet e kryera nga i akuzuari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit