Vazhdon ndihma për Shqipërinë: ASHMA do t’i dhurojë një milion denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.12.2019, 19:49

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele do të bëjë donacion ndihmë financiare në vlerë prej një milion denarësh për sanimin e pasojave nga tërmeti katastrofal në Shqipëri.

Vendimi është sjellë sot nga Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

“Mjetet financiare do të paguhen në një llogari të veçantë të dedikuar për Kryqin e Kuq e Republikës së Maqedonisë së Veriut– Fondi për Solidaritet”, theksohet në kumtesën në të cilën Agjecia shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe popullin shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit