Shkup, zbulohet një rrjet ndërkombëtar i drogës, arrestohen tre persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.12.2019, 19:19

Policia e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Serbisë në një aksion të përbashkët kanë ndaluar një kanal ndërkombëtar për transport të drogës- ku janë sekuestruar 1 kilogram e gjysme kokainë dhe janë arrestuar 3 persona, thuhet në kumtesën e MPB-së, transmeton JOQ.al.

Në tetor dhe nëntor 2019, nga ana e sektorit për Kriminalistikë dhe për luftimin e krimit të organizuar ka nisur hetimi mbi grupin e organizuar kriminel, e cila merret me organizimin e transportit të drogës "kokain", nga vendet perëndimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Grupi është marrë edhe me shitjen e drogës nëpër rrugë, në rrethinën e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit.

3 persona të arrestuar kanë qenë të njohur policinë, sepse që të tre kanë dosje kriminele dhe kanë vuajtur burgun edhe më herët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit