Prokurori kosovar gjendet i vdekur në banesë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 05.12.2019, 11:49

Ish-prokurori Agron Matjani është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj, transmeton JOQ Kosova.

“Familjarët e viktimës kanë raportuar se i njëjti është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i Emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes”, thonë nga Policia.

Osmanollaj ka thënë se ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, derisa ka shtuar se njësitet relevante të policisë, Forenzika dhe prokurori i rastit janë duke u marrë me rastin.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Për ish-prokurorin Agron Majtani ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit