20 vjet nga lufta, gjenden eshtrat e 2 të vrarëve në Mitrovicë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 04.12.2019, 18:37

Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në Mitrovicë të Veriut kanë gjetur të mërkurën mbetjet mortore të së paku dy personave, që dyshohet se janë viktima të luftës së fundit në Kosovë dhe janë në listën e personave të pagjetur deri më tash.

Lajmin e bëri të ditur Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, transmeton JOQ Kosova.

“Në zbatim të urdhëresës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë realizuar gërmimet e nevojshme, të cilat kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e pjesëve kockore të së paku dy personave. Në procedurën e mëtutjeshme, në kuptimin e ekzaminimeve mjeko-ligjore, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, do të mund të përcaktohet numri i personave të zhvarrosur, si dhe identiteti i tyre”, tha Gara.

Në vendin ku janë gjetur këto mbetje kockore, ekipe të caktuara të Mjekësisë Ligjore të Kosovës edhe dy herë më parë kanë bërë gërmime, duke gjetur mbetjet mortore të një personi.

Autoritetet e Kosovës, gjatë vitit 2019, kanë kryer gërmime në 26 lokacione brenda territorit të Kosovës, të dyshuara për varreza masive.

Gërmimet, javën e kaluar, në kampusin universitar në Prishtinë, të cilat kanë përfunduar pa ndonjë gjetje, nuk janë të fundit për këtë vit, kanë thënë zyrtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit