Kosova u turpërua në PISA, nisin protestat para Qeverisë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 04.12.2019, 17:56

Organizata joqeveritare ETEA, përmes një aksioni simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovë, ka shprehur pakënaqësinë për rezultatet e dobëta që Kosova ka treguar në testin ndërkombëtar PISA.

Aktivistët e kësaj organizate, me një karrocë të mbushur me beton në të cilën kanë vendosur libra, lapsa e fletore, kanë dashur të tregojnë se institucionet po investojnë vetëm në infrastrukturë rrugore e jo në sistemin arsimor, transmeton JOQ Kosova.

Drejtori ekzekutiv i ETEA, Agon Ahmeti, tha se rezultatet e dobëta nga testi ndërkombëtar PISA po rrjedhin pasi qeveritë që nga paslufta po investojnë në autostrada duke ndarë 260 milionë euro për Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa për atë të Arsimit vetëm 50 milionë në vit.

“Përmes këtij aksioni simbolik kemi dashur të përçojmë mesazhin që Qeveria e Kosovës që nga paslufta, e sidomos pas vitit 2015, kur janë pasqyruar rezultatet e dobëta për herë të parë në testin PISA, kemi ardhur në përfundim se duhet të bëjmë këtë aksion simbolik, në mënyrë që të përçojmë një mesazh të investimeve drastike që bëhen në infrastrukturë dhe autostrada, pra kemi diku rreth 260 milionë euro që i jepen Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa rreth 50 milionë euro është buxheti vjetor i Ministrisë së Arsimit pothuajse çdo vit”, tha ai.

Sipas tij Kosova qëndron edhe më keq në këto rezultat e vitit 2018 nga PISA, pasi që këtë vit pjesëmarrës kanë qenë 79 vende, ndërsa në vitin 2015 ishin 72 shtete pjesëmarrëse.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit