Nis gjykimi ndaj serbit që dyshohet se vrau 2 shqiptarë në Pejë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 04.12.2019, 13:25

Në Departamentin Special për Krimet e Luftës në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të fillojë sot gjykimi i Zoran Gjokiq nga Peja, i cili akuzohet për veprën penale të krimeve të luftës.

Këtë e konfirmoi për mediat kosovare, avokati i tij Ljubomir Pantoviq.

Pantoviq tha se Gjokiq u arrestua në fillim të shkurtit të këtij viti me dyshimin se kishte kryer krime lufte, sepse ai dyshohet se kreu dy vrasje gjatë luftës në Pejë.

Ai shtoi se deri tani janë mbajtur dy seanca dëgjimore paraprake, në të cilat Gjokiq u deklarua i pafajshëm.

“Sipas mendimit tim, nuk ka prova të këtij krimi. Gjyqi po fillon sot dhe besoj se do të zgjasë katër, pesë ditë pune,” tha Pantoviq, duke shtuar se ky me siguri do të jetë një gjykim i vështirë.

Gjokiq u arrestua nga Policia e Kosovës më 2 shkurt të këtij , në pikën kufitare të Jarinjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit