Policia e Kosovës arreston 3 shtetas shqiptarë në kampin e të strehuarve nga tërmeti

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 03.12.2019, 21:59

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre shtetas të Shqipërisë që po strehoheshin në kampin ushtarak në Prizren, që u hap për të prekurit nga tërmeti.

Policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se deri te arresitmi ka ardhur për shkak se këta persona nuk përfillën urdhërata policorë, raporton JOQ Kosova.

“Disa persona të cilët tani po qëndrojnë në Kampin Gjerman kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga mjekët e emergjencave e më pas janë revoltuar dhe kanë tentuar t’i sulmojnë mjekët. Pastaj të njëjtit nuk i janë bindur edhe urdhrave të zyrtarëve policorë”, kanë thënë Policia e Kosovës.

Ndërkohë, vlen të theksohet se në këtë kamp në Prizren, ishin vendosur mbi 500 shtetas shqiptarë që kishin mbetur pa shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit