E turpshme! Rama nuk begenis t’i hapë telefonin Haradinajt për tërmetin: Është e pamundur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.12.2019, 21:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me tërmetin e fuqishëm që 'shkundi' Shqipërinë.

Ai ka rrëfyer se sapo lajmi i rëndë është marrë vesh, Kosova është organizuar për 30 minuta për të dhënë ndihmën dhe kontributin e saj ndaj Shqipërisë.

Më tutje, Haradinaj ka theksuar për Abc News se ka kontaktuar me presidentin Meta në lidhje me sjelljen e grupit të emergjencës nga Kosova.

Po ajo që është e habitshme, është arroganca e kryeministrit Rama, i cili nuk ka denjuar t'i hapë telefonin homologut të tij.

Sipas Haradinajt, Rama nuk mban telefon dhe prandaj nuk ka arritur të komunikoj me të.

Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se:

Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit