Rrahja dhe plagosja si në filma në një diskotekë të Prishtinës: Suspendohen 2 policë kosovarë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 03.12.2019, 16:39

Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin që ka ndodhur më 09.11.2019 në diskotekën Duplex në Prishtinë për veprimet/reagimet apo mosveprimet eventuale nga zyrtarët policorë që janë ndodhur afër vendit të ngjarjes sipas detyrës zyrtare apo edhe jashtë detyrës zyrtare.

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë analizuar këto informacione si dhe disa video-incizime që janë siguruar nga kamerat e sigurisë në vendin e incidentit, transmeton JOQ Kosova.

Ky rast bazuar edhe në ligjin të IPK-së është iniciuar sipas detyrës zyrtare (ex officio).

Më 18.11.2019 nga IPK është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve policorë të Njësive të Specializuara (NJSO – Njësitit Special Operativ) me inicialet G.P dhe I.H deri në përfundim të hetimeve.

Në koordinim me prokurorinë kompetente lënda është duke u hetuar në procedurë të rregullt me dyshimin se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Katër persona ishin plagosur në një përleshje me armë zjarri pranë klubit të natës “Duplex”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit