Bora ka nisur mëngjesin e sotëm nëpër të gjitha anët e Kosovës, e menjëherë kanë nisur problemet e para në rrugë. Një person ka mbetur i vdekur nga një aksident.
Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në rruën Prishtinë—Pejë, raporton JOQ Kosova.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Kroni i Mbretit”, rreth orës 11:15. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informative fillestare një person ka vdekur, ndërkaq dy të tjerë janë marrë lëndime trupore”, thonë Policia.
Ndërkohë, Ministria ka theksuar sot se do të marrë masat për pastrimin e rrugëve nga bora dhe ngricat.
Policia, në anën tjetër, ka bërë thirrje që të gjithë të përdorin pajisjet dimërore.