2 punëtorë të KEDS kapen duke marrë 100 euro ryshfet

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 03.12.2019, 13:36

Dy punëtorë të kompanisë që merret me shpërndarjen dhe inkasimin e rrymës në Kosovës, KEDS, kanë përfunduar në pranga.

Arsye për këtë është bërë kapja në flagrancë duke marrë ryshfet prej 100 eurosh, raporton JOQ Kosova.

Sipas policisë, të dy zyrtarët e kompanisë janë intervistuar dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes së të dyshuarve.

Siç dihet, KEDS përdor politika të shkyçjes për ata që nuk paguajnë rrymën, ndërkohë që shpesh punëtorët e kësaj kompanie bëjnë “marrëveshje” me klientë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit