Një shtetase e Shqipërisë ishte martuar në Kosovë para dy vitesh, në moshën 14 vjeçare. Ajo po bashkëjetonte me burrin, dhe tani ka lindur edhe fëmijë.
Policia e Kosovës ka thënë se nga QKUK është raportuar për një vajzë të mitur nga komuniteti ashkali e cila ishte shtrirë për të lindur fëmijë, raporton JOQ Kosova.
Siç thotë raporti policer, vajza nga Shqipëria po bashkëjetonte në Ferizaj me një mashkull të komunitetit të njëjtë, mosha e të cilit nuk dihet.
Viktima tani ndodhet në spital dhe në gjendje stabile shëndetësore, ndërkohë që nuk raportohet se është arrestuar ndonjë person.