Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sërish ka thënë se shpreson që Kosova do ta marrë lajmin e mirë për liberalizimin e vizave para Krishtlindjeve.
Siç ka përsëritur edhe hërë të tjera, kreu i Qeverisë e tha këtë para gazetarëve edhe sot, pasi vendosi lule pranë shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova, raporton JOQ Kosova.
“Javën e kaluar e patëm një delegacion gjerman për vlerësim të situatës dhe shpresoj që do të marrim lajmin e mirë për vizat para Krishtlindjeve”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë, kryeministri në ikje nuk ka dhënë ndonjë arsye pse mund të ndodhë kjo në këtë periudhë, ani pse këtë deklaratë po e përsërit disa herë.
Duhet theksuar se në vitin e kaluar ishte planifikuar që vizat të hiqeshin për Kosovën, por BE-ja dha dritë të kuqe.