Gruaja me zemër të thyer e lot në sy: Nuk kemi ku të rrimë, kemi mbetur jashtë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.12.2019, 17:18

Një banore nga Durrësi ka treguar mes lotësh se si ndodhet jashtë në qiell të hapur, pasi shtëpia e saj është shembur nga tërmeti i fortë i mëngjesit të së martës.

Me zemër të thyer, ajo thotë për 'Abc News' se ka mbetur në mes të katër rrugëve dhe nuk ka se çfarë të bëjë e ku të shkojë.

Banorja e këtij qyteti, që u trondit më së shumti nga tërmeti dhe la shumë viktima, thotë se është tronditur nga lëkundja e tmerrshme.

Ajo shprehet për 'Abc News':

Jemi tronditur nga tërmeti më ka zënë burrin. Nuk kemi ku të rrimë kemi mbetur jashtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit