Marketi “Viva Fresh Store” luan me çmime për “Black Friday”, qytetarët e kapin

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 29.11.2019, 20:15

Një lloj çipsi në "Viva Fresh Store" zakonisht kushton 1.89 Euro.

Por, sot në ditën e njohur për zbritjet "Black Friday" këtij lloj çipsi, në marketin "Viva Fresh Store" në Gjakovë, i është vënë një çmim shumë më i shtrenjtë se sa zakonisht. 2.25 Euro, e gjoja marketi ofron zbritje 16% për klientët e saj.

Këtë mashtrim të "Viva Fresh Store" e ka shpërndarë një faqe e njohur në Gjakovë, pasi fotografinë që e dëshmon mashtrimin e kanë dërguar qytetarët.

Nuk është hera e parë që kjo kompani e njohur në Kosovë denoncohet për mashtrim të klientëve të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit