Albin Kurti i afrohet postit të ëndërruar, gati marrëveshja që e bën kryeministër

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 29.11.2019, 16:12

Ka përfunduar takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili me gjasë do të konsiderohet si më efektivi.

Albulena Haxhiu nga LVV, pas takimit në një konferencë për media, theksoi se takimi mes liderëve Albin Kurti e Isa Mustafa do të mbahet të hënën ku edhe do të kumtohet arritja e marrëveshjes, raporton JOQ Kosova.

“Kemi arritur pajtim të plotë, drafti do të bëhet pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe do të bëhet publik. Të hënën takohen kryetarët e dy partive për të finalizuar marrëveshjen”, tha ajo.

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar që ka pasur pajtime mes tyre.

Ndryshe, nga dje kur u certifikuan rezultatet, VV e LDK kanë 30 ditë për të konstituuar Kuvendin e më pas për ta krijuar Qeverinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit