Gjilani ndez qirinj për 2 vëllezërit që vdiqën nga tërmeti

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 27.11.2019, 20:35

Familjarë dhe qytetarë të Gjilanit kanë ndezur qirinj te teatri i qytetit për dy vëllezërit Abazi që vdiqën nga tragjedia e tërmetit në Durrës.

Shemsidini 29 vjeçar dhe Isa 32 vjeçar u gjetën mbrëmë nën rrënojat e hotelit ku ata ishin duke punuar, raporton JOQ Kosova.

Ndërkohë familja ka njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet më 28 nëntor me namazin e drekës në orën 12:30 në fshatin Livoç të Epërm.

Ndërkohë, operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon pasi mendohet se janë edhe disa persona nën rrënoja.

Ndryshe, tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm solli mbi 30 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit