Prekëse: Mblodhi 5 euro nga shitja e krembananave, por i dhuron për ta ndihmuar Shqipërinë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 27.11.2019, 14:24

Të gjithë e njohin një burrë shtatshkurtër që shet krembanana në kryeqytetin e Kosovës për të siguruar kafshatën e gojës.

Sot, ky njeri që jeton nga solidariteti i njerëzve, u bë solidar duke dhuruar gjithçka kishte mbledhur gjatë ditës së sotme, raporton JOQ Kosova.

Një qytetar ka dërguar një fotografi, duke treguar se ky njeri dha 5 eurot që i kishte mbledhur gjatë ditës, me vullnet për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Ndërkohë, si ky burrë, në Kosovë po ka shumë. Janë qindramijëra që nëpër rrugët e Kosovës po ofrojnë ndihma për të prekurit.

Po ashtu, deri tani, në Kosovë janë strehuar qindra familje nga Shqipëria të cilët u vendosën nëpër shtëpi dhe hotele.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit