Pamje që të sjell lotin: Kamionët me ndihma nga Kosova “pushtojnë” rrugët e Shqipërisë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 27.11.2019, 13:25

Biznese të ndryshme nga Kosova po vazhdojnë të dërgojnë me të madhe ndihma në Shqipëri.

Në afërsi të kufirit janë parë disa kamionë të mbushur me ndihma të cilët janë nisur drejt vendeve të prekura, raporton JOQ Kosova.

Aksioni për mbledhjen e ndihmave nuk përfundon këtu, ndërkaq që në të gjitha komunat e Kosovës në formë të organizuar janë mbledhur veshmbathje, ushqime e batanije të cilat më pas do të dërgohen në Shqipëri.

Sipas raportimeve, aktualisht në Shqipëri mijëra persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të frikës së tërmeteve të reja, si dhe nga dëmtimet në shtëpitë e tyre.

JOQ Kosova raportoi më herët se qindra familje nga Shqipëria janë strehuar në shtëpi dhe hotele në Kosovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit