Mbi 400 familje nga Shqipëria u strehuan mbrëmë në Kosovë, u sistemuan në hotele e shtëpi

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 27.11.2019, 12:15

Rreth orëve të mesnatës së mbrëmshme, kanë arritur njerëzit e parë në Kosovë me një autobus të organizuar nga tifo-grupet e Prishtinës.


Ata njoftuan se morën rreth 250 shqiptarë që kishin mbetur pa shtëpi për të strehuar në Kosovë, raporton JOQ Kosova.

Pamjet e shqiptarëve duke udhëtuar drejt Kosovës janë publikuar pak minuta pas orës 23:00, e diku rreth orës 02:00 dolën pamjet nga hoteli në Prishtinë.

Ndërkohë, qindra familje të tjera u vendosën në qytete të tjera të Kosovës, si Prizreni e Peja, duke bërë kështu që numri i familjeve të strehuara deri tani të arrijë mbi 400 familje.

Sidoqoftë, shtëpitë e kosovarëve po vazhdojnë të qëndrojnë të hapura edhe për familje të tjera. Vazhdimisht po bëhen publikime të njerëzve të thjeshtë që lëshojnë shtëpitë e tyre për vëllezërit nga Kosova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit