Zemrat për zemrat: 300 familje nga Kosova hapin dyert për vëllëzerit nga Shqipëria

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.11.2019, 19:37

Rreth 300 familje në Kosovë tashmë janë gati për të pritur vëllezërit e tyre nga Shqipëria. Një kompani turistike ka njoftuar se ka vënë në dispozicion autobusët e saj për të sjellë nga Shqipëria në Kosovë të gjithë ata që kanë nevojë për strehim pas tërmetit të fuqishëm që sot goditi Shqipërinë.

Në këtë kompani bëjnë të ditur se me të dëgjuar lajmin kanë marrë telefonata të shumta nga qytetarët e Kosovës qe janë të gatshëm të hapin dyert e shtëpive të tyre për të strehuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, raporton JOQ Kosova.

Sipas kësaj kompanie janë rreth 300 familje që tashmë kanë konfirmuar mbështetjen për strehim të vëllezërve nga Kosova, por që deri më tani për shkak të traumës dhe panikes që kanë qytetarët e Shqipërisë nuk ka ndonjë shifër të madhe të atyre që janë lajmëruar për të udhëtuar drejt Kosovës.

Po ashtu përfaqësues të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se gjithë ata qytetarë që janë të interesuar të dhurojnë pako ushqimore dhe veshëmbathje për vëllezërit në Shqipëri nesër në ora 10, autobusi i kësaj kompanie do jetë në sheshin qendror të Prishtinës, ku aty do jetë edhe vendgrumbullimi i pakove me ndihma për të prekurit nga kjo fatkeqësi që i ndodhi Shqipërisë në mëngjesin e sotëm.

Ndryshe, Kosova ka nisur ndihmat për Shqipërinë edhe institucionalisht, duke dërguar ushtrinë dhe Policinë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit