Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të mërkurën, 27 nëntor 2019, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.
Siç thuhet në njoftim, Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetërorë ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, raporton JOQ Kosova.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili disa persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.
Kosova gjatë ditës ka ofruar edhe ndihma të tjera, duke dërguar ushtrinë dhe policinë, por edhe qytetarët kanë nisur të japin ndihmën e tyre.
Ndryshe janë 42 tërmete me magnitudë më shumë se 3 ballë, që kanë goditur Shqipërinë brenda 24 orëve të fundit, por një ishte fatal duke rrënuar objekte të cilat zunë njerëzit dhe shkaktuan viktima.