Tërmeti terrorizon edhe kosovarët, dolën rrugëve nga frika

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 26.11.2019, 08:52

Disa qytetarë të Fushë Kosovës kanë dalë jashtë banesave pasi një tërmet që ka goditur Shqipërinë është dëgjuar fort edhe në Kosovë. Tërmeti i shkallës 6.3 të Rihterit, me epiqendër në Durrës, ka shkaktuar dridhje të tokës edhe në të gjitha qytetet e Kosovës.

Pas tërmetit tek qytetarët është shkaktuar panik dhe kanë filluar të qëndrojnë jashtë shtëpive, për shkak të frikës nga tërmetet tjera.

Sidoqoftë, situatë e rënduar po vazhdon në disa pjesë të Shqipërisë, ku njerëz të vdekur janë nxjerrë nga rrënojat dhe po dyshohet që ka akoma që nuk po gjenden.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit