E tmerrshme/ Gjenden varreza masive në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ja çfarë do ndodhë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.11.2019, 21:59

Një lajm tronditës është bërë publike ditën e sotme, ku thuhet se në Fakultetin e Arteve Të Prishtinës dyshohet se gjendet një varrezë masive e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Raportohet se autoritetet në Kosovë do të marrin një veprim të rëndësishëm ditën e nesërme, duke nisur me gërmimet në parkingun e Fakultetit.

Kështu ka transmetuar 'Gazeta Express' ditën e sotme, ku thuhet se gërmimet janë dhënë me urdhër të prokurores Drita Hajdari.

Mendohet në thellësi të tokës është fshehur një varrezë masive me viktimat e Luftës së Kosovës (1998-1999). Për këtë arsye, terreni është përgatitur për ndërhyrjen e posaçme.

Ndërkohë, në Kosovë rezultojnë 6000 persona të zhdukur gjatë luftës me Serbinë, ku nuk ka asnjë informacion për fatin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit