Shtypet një 17 vjeçar nga vetura, shpëton mrekullisht

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 25.11.2019, 20:28

Një 17 vjeçar është goditur nga një veturë mbrëmjen e sotme, por ka shpëtuar mrekullisht vetëm me lëndime të lehta.

Policia e Rajonit të Ferizajt e kanë konfirmuar rastin, duke thënë se i riu është dërguar në Spital dhe e ka kaluar rrezikun, raporton JOQ Kosova.

“Po aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 te vendi i quajtur ‘Fusha e Pajtimit’ në mes Ferizajt dhe Kaçanikut. Një veturë e ka goditur një person rreth moshës 17 vjeçare, të cilit i është dhënë ndihma e pare në spitalin e Ferizajt dhe pasi ka qenë me lëndime të lehta është liruar për në shtëpi”, thonë Policia e Kosovës.

Vlen të theksohet se edhe familja që ishin në veturën që e shkaktoi aksidentin kanë kërkuar ndihmë, për shkak të traumës nga rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit