Një kosovar kishte vendosur të blinte një keçap vendor të kompanisë “ABI” nga Prizreni, por i kishte rënë pishman.
Kur e hapi dhe u mundua t’ua jap fëmijëve për ta ngrënë, ai u shokua pasi keçapi ishte aq i prishur saqë nuk dilte fare, raporton JOQ Kosova.
Siç shihet në videon e dërguar nga qytetari, keçapi ishte ngurtësuar dhe dilte me vështirësi nga pakoja.
Ai ka thënë:
Në Kosovë janë të shpeshta rastet kur produktet blihen në gjendje jo të mirë. I tillë kishte qenë edhe skandali i para disa muajsh, kur u kapen tonelata me mish të prishur.