Policia jep detaje: Burri që u gjet i vdekur në autostradën e Kosovës, është nga Shqipëria

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 25.11.2019, 11:06

Një njësi policore mbrëmë në orën 19:15 ka gjetur një trup të pajetë brenda një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” në rajonin e Prizrenit.

Policia përmes raportit 24 orësh konfirmon se burri i vdekur është shtetas i Shqipërisë, raporton JOQ Kosova.

Edhe vetura në të cilën ai është gjetur i vdekur ka qenë me targa të Shqipërisë.

“ Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport.

Ndryshe, Policia më herët thanë se rastin po e hetojnë si vdekje të dyshimtë dhe nuk folën për shkaqet e vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit