Zhvillime dramatike në Kosovë: Gati 2 muaj pas ditës së zgjedhjeve, NISMA futet në Kuvend për 30 vota

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 24.11.2019, 22:05

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1408 vendvotimeve me vendim të PZAP-së.


Pas këtij rinumërimi NISMA përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

NISMA Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive.

Partia e Fatmir Limajt ka arritur jo vetëm ta ruajë këtë rezultat, por ta rris në 30 vota mbi prag dhe kështu pas rinumërimit NISMA edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e re.

Mirëpo, deri tash nuk ka ndonje rezultat zyrtar nga KQZ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit