Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e “Playoff” të Ligës së Kombeve, ku Kosova ka arritur të futet.
Mirëpo, shorti nuk ishte në anën e Kosovës, pasi që të dyja ndeshjet do të luhen si mysafir, raporton JOQ Kosova.
Siç u tha edhe nga organizatorët, nëse e mposht Maqedoninë në Shkup, Kosova do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi, por në stadiumin e njërës nga to.
Sidoqoftë, Kosova ka treguar se është gati të luftojë për të siguruar biletën për Evropian përmes Ligës së Kombeve. Përzgjeedhësi Bernarda Challanes ka nisur që tani recetën, pasi para disa ditësh ishte në një ndeshje të Maqedonisë.
Ndryshe, Kosova dështoi të marrë dy vendet e para në kualifikimet që përfunduan javën që shkoi, mirëpo shpresat nuk janë shuar akoma.