Qytetarët nuk po i lënë kompanitë që t’i “rrjepin”: Sot protestojnë në rrugë kundër rritjes së çmimit të sigurimeve

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 22.11.2019, 12:05

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26% ka pasur reagime të shumta nga qytetarët.

Madje, janë organizuar edhe protesta, një prej të cilave do të mbahet sot para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës, raporton JOQ Kosova.

Protestën e sotme që fillon në ora 13:00 e organizon grupi në Facebook “Merakli t’kerreve” kundërshton vendimin e BQK-së.

“Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit