Shikon tmerrin me sy/Vajza digjet në 96% të trupit, ja çfarë i ndodhi më pas

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.10.2016, 15:59

Një vajzë britanike ishte duke u kthyer nga Alpet në Francë në momentin që autobusi me të cilin po udhëtonte u përplas dhe u përfshi nga flakët. Catrin Pugh u dogj në 96% të trupit si pasojë e asaj që ndodhi dhe u shndërrua në një person tjetër, i cili arriti të mbijetonte por që nuk do të ishte më kurrë si më parë.

Madje, fillimisht edhe mjekët menduan se vajza nuk do t’ia dilte mbanë, por ajo i befasoi të gjithë.

Catrin është vetëm 22 vjeçe, ndërsa ka pësuar dëmtime të përhershme në trupin e saj. Për tre muaj qëndroi në koma dhe u është nënshtruar mbi 200 ndërhyrjeve kirurgjikale. Tashmë ajo është shumë më mirë, por duhet t’u nënshtrohet proceseve të rehabilitimit për të kaluar traumat dhe stresin që përjeton.

Ajo ka ende plagë të ngelura nga ngjarja e ndodhur kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe. Tashmë kur kanë kaluar tre vjet, vajza është dëmshpërblyer me 1 milionë euro nga kompania që mundësonte transportin, shumë e cila mund ta ndihmojë të rimëkëmbet.

“Asgjë nuk mund ta kompensojë atë që ka kaluar, por ky dëmshpërblim mund të mbulojë mjekimet për të cilat ajo ka nevojë dhe t’i thjeshtojë gjërat në të ardhmen”, tha avokati i saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit