Fitojnë miliona euro, ja kush janë 3 shqiptaret që realizojnë filma me pullë të kuqe

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.11.2019, 01:25

Pornografia është një nga industritë më fitimprurëse në botë, që gjeneron të ardhura marramendëse.

Pjesë e biznesit të filmave me pullë të kuqe janë edhe tre vajza shqiptare, të cilat janë mjaft të njohura jashtë vendit.

Bëhet fjalë për Breanne Benson, Alby Rhydes dhe Myla Sinanaj, të cilat fitojnë miliona euro nga produksionet e huaja për skenat e nxehta që realizojnë.

Madje, një prej tyre 32-vjeçarja Myla Sinanaj, njihet edhe për lidhjen që ka pasur me ish-bashkëshortin e Kim Kardashian, Chris Humphries.

Emri i vërtetë i Breanne Benson është Benedetta Hamzai, ka lindur në 22 prill 1984. Kur ishte 7-vjeçe, familja e saj emigroi nga Tirana fillimisht në Itali dhe më pas në SHBA. E nisi karrierën në moshën 19-vjeçare dhe nga 2003 në 2017 ka luajtur në mbi 300 filma.

Alby Rydes emri i plotë i të cilës është Raunchy Alby Rydes lindi në 16 nëntor 1990 në Miami të Floridas. Ajo vjen nga një familje shqiptaro-kubaneze. 29-vjeçarja është tërhequr pak kohë më parë nga pornografia për t'ju dedikuar familjes.

Ndërsa Myla Sinanaj, emri i vërtetë i së cilës është Fatmire Sinanaj, vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë në SHBA.

Tre shqiptaret janë mjaft të kërkuara në filmat për të rritur dhe kanë gjeneruar miliona shikime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit