Haradinaj “barkmadh”: Harxhoi 500 mijë euro në dreka e darka për 2 vjet, mbi 1 mijë euro për çdo ditë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 20.11.2019, 20:25

Rreth gjysmë milioni euro ka harxhuar në dreka kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Në pasqyrat e harxhimeve të Zyrës së kryeministrit, që i publikuan mediat kosovare, thuhet se 506 mijë e 779 euro është shuma që kreu në dorëheqje i ekzekutivit Ramush Haradinaj, i ka harxhuar vetëm për dreka

Nga këto shifra, i bie që në çdo ditë pune Haradinaj t’i ketë harxhuar rreth 1 mijë euro.

Por, në dokumentet e paraqitura për sqarim nga Zyra e kryeministrit thuhet se vlera për dreka zyrtare përfshin vlerën që është shpenzuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit të Haradinajt, numri i të cilëve arrin në 41 zyrtarë.

Megjithatë, Haradinaj në një emision televiziv nuk ka pranuar t’i ketë harxhuar këto para në dreka.

Një faturë për drekë, të cilën e kanë siguruar gazeta, kap vlerën e 262.88 eurove. Kjo faturë është paguar me kredit kartelë të kryeministrit Haradinaj dhe aty përfshihen edhe pije alkoolike dhe meze. Por, Haradinaj përsëri ka mohuar të ketë paguar për këto me para të shtetit.

Megjithatë, një tjetër faturë në restorantin “Ali’s Grill” në Vjenë, tregon se Haradinaj për një drekë kishte paguar 132 euro. Derisa në një pastiçeri pagoi 47 euro.

Një faturë tjetër tregon se Haradinaj ka paguar rreth 300 euro për një hamburger, mish pule e pije.

Gjatë dy vjetëve të mandatit sa kishte Haradinaj si kryeministër, kishte paguar rreth 25 mijë euro për bileta të avionit, derisa mijëra euro të tjera ishin shpenzuar në akomodime.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit