Kosovari theri me thikë në fyt ish-gruan që jetonte në Zvicër

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 20.11.2019, 15:29

Policia e Kantonit Vaud ka njoftuar se pasditen e të hënës në Morges kishte ndodhur një grindje e ashpër.

Një shtetas kosovar i moshës 32 vjeçare ka goditur me thikë ish-gruan e vet me ç’rast i ka shkaktuar plagë të rënda në qafë. Sulmi ka ndodhur të hënën në Morges (Morzh), Kantoni Vaud.

Siç raportohet, Policinë e kishin alarmuar rreth orës 16.40, shkruan blick.ch. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policët gjejnë një kosovare të moshës 28 vjeçare të plagosur rëndë. Ajo ishte e shtrirë para hyrjes së shtëpisë në të cilën banonte.

Kalimtarët e rastit i kishin dhënë viktimës ndihmën e parë dhe pastaj ajo është dërguar në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin për media të Policisë, sulmi po konsiderohet si tentim vrasjeje. I dyshuari, që ishte burri i viktimës por që ishte ndarë, është arrestuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit