Pas ‘qante Naqiu’, Ed Manushi lëshon perlën e radhës në mes të emisionit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.11.2019, 20:02

'Proçesi Sportiv' u hap mbrëmjen e djeshme me himnin kombëtar të kënduar nga tenori i njohur, Kastriot Tusha.

Menjëherë pas përfundimit të himnit, Tusha theksoi se ishte paksa i zhgënjyer, pasi priste ftesë nga Ardit Gjebrea për inaugurimin e stadiumit ‘Air Albania.”

Nga ana tjetër, moderatori Ed Manushi ka lëshuar një perlë të jashtëzakonshme mbrëmë, ku padiskutim gafa e tij po bën xhiron e rrjetit.

Ai e ka prezantuar Kastriot Tushën, si Kastriot Çaushi, ku bashkëprezantuesja Ilda Bejleri kapi menjëherë gabimin dhe u përpoq ta rregullojë me humor.

Kujtojmë që Kastriot Çaushi është aktor i njohur për publikun shqiptar.

Pas videos së famshme 'qante Naqiu pas qerres së qumështit', tanimë Manushi u rikthye sërish me perlat e tij, ku sërish shkriu së qeshuri publikun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit