“Si Sokol Balla zhduk natën provat e misioneve speciale mafioze, që ka kryer dikur në shërbim të Sali Berishës”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.11.2019, 20:34

Analisti dhe publicisti, Kastriot Myftaraj, ka ngritur akuza të forta ndaj gazetarit, Sokol Balla.

Përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e tij në "Facebook", Myftaraj e akuzon Ballën se "po zhduk natën provat e misioneve speciale mafioze, që ka kryer dikur në shërbim të Sali Berishës".

Analisti Myftaraj thekson se gazetari i njohur po pastron gjërat e errëta të së kaluarës së vij, që i përkasin periudhës kur Berisha ishte president i vendit.

Ai tregon më tej se Balla ka qenë shefi i informacionit dhe zëdhënës i PD-së në vitet '92-95, kur qeveria qeveria demokrate e asaj kohe vuante shumë nga akuzat ndërkombëtare për thyerjet e embargos ndërkombëtare ndaj Jugosllavisë së mbetur, veçanërisht sa i përket naftës.

Sipas Myftarajt, Berisha emëroi Ballën në këto poste për të pastruar imazhin e PD-së.

Shkrimi i plotë:

Si Sokol Balla zhduk natën provat e misioneve speciale mafioze që ka kryer dikur në shërbim të Sali Berishës. (Dosja nr. 1 e Sokol Ballës)

Sado e pabesueshme që të duket është një real story, nëse do të shprehem në titullin e emisionit të Sokol Ballës. Një histori e punëve të errëta të kryera në netë të errëta. Gjithçka ka ndodhur pas vitit 2013, të cilin Sokol Balla e ka quajtur “viti i mbarë”. Ndonjë nga dëshmitarët e paktë thotë se ishin netë shumë të errëta ato që kishte përzgjedhur Sokoli gjatë këtyre viteve për të shkuar në ndërtesën e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), për të bërë kushedi çfarë punësh. A ishin netët më të errëta të vitit, apo njerëzit që shfaqen për të bërë punë të errëta shpërndajnë një nxirësi që krijon përshtypjen se nata është edhe më e errët? Sokol Balla gjithmonë shkonte në orët e pas mesnatës, kur kishte shumë pak dëshmitarë, gjithmonë i i shoqëruar nga një drejtues i RTSH-së. Se çfarë bënte, nuk dinin ta thonin ata që e shikonin të vinte. Ishte e qartë se vinte për një punë të cilën donte ta shikonte me sytë e veta që të kryhej, duke mos i besuar fjalës së askujt se ishte kryer. Megjithëse, duke qenë njeriu i rrethit të ngushtë të Edi Ramës në media, e kishte të lehtë që t’ i bënte një kërkesë drejtuesit të RTSH-së dhe ajo gjë që kërkonte do të kryhej menjëherë.

Por problemi që kishte ai ishte që të pastronte gjërat e errëta të së kaluarës së tij. Prandaj, instinktivisht ndoshta, kishte përzgjedhur netët më të errëta të vitit për ta bërë këtë punë dhe madje vinte vetë. Këto punë të errëta i përkisnin të shkuarës berishiane të Sokol Ballës. Mos u habisni! Ky njeri ka pasur edhe një periudhë berishiane në karrierën e tij mediatike, madje një periudhë kur ai ishte gazetari më pranë Sali Berishës, në kohën që ky kishte pushtet të gjithanshëm në vend si President i Republikës, në gjysmën e parë të viteve nëntëdhjetë.

Në jetëshkrimet e tij zyrtare, Sokol Ballës i pëlqen që ta kalojë me artikulime të vagullta këtë periudhë. Kështu, në jetëshkrimin e tij, në librin “33”, të botuar në vitin 2010 dhe që përmban 33 intervista të kryera nga Sokol Balla në emisionin e tij, ai thotë për këtë periudhë të karrierës së tij në PD, pranë Berishës: “Në vitin 1995, pas largimit nga Partia Demokratike, ku kreu funksionet e Shefit të Informacionit dhe zëdhënësit politik, i rikthehet karrierës si gazetar dhe redaktor në të përditshmet më të rëndësishme të vendit.” (teksti në kapakun e pasëm të librit) Nuk thotë se kur e ka filluar detyrën e shefit të informacionit dhe zëdhënësit të PD-së, por kur e ka përfunduar! Merret vesh, shprehet në stilin e atyre të cilët janë të vetëdijshëm se nuk mund ta mohojnë një gjë, por megjithatë shprehen në atë mënyrë që ta bëjnë sa më të vagullt. Sokol Balla i cili ka lindur në 7 maj 1973, në 1995 ishte 22 vjeç. Si ndodhi që e mori këtë detyrë të rëndësishme në partinë në pushtet, në moshë aq të re?! Për këtë pyetje ka dy përgjigje që plotësojnë njëra-tjetrën. Sokol Balla kishte një miqësi familjare me Sali Berishën. Babai i Sokol Ballës, me profesion operator televiziv, kryente filmimet familjare, sipas kërkesave të Sali Berishës.

Në vitet 1992-1995, qeveria e PD-së vuante shumë nga akuzat ndërkombëtare për thyerjet e embargos ndërkombëtare ndaj Jugosllavisë së mbetur (në atë kohë Serbi dhe Mali i Zi), veçanërisht sa i përket naftës. Gjërat u bënë më të rënda kur u zbulua se thyerjen e embargos e bënte edhe vetë PD-ja me anë të një shoqërie tregtare të regjistruar në emër të saj.

Presidenti Berisha mendoi se duhej ndërmarrë një operacion i posaçëm në marrëdhëniet publike për të pastruar imazhin e partisë. Për këtë qëllim u emërua si zëdhënës i partisë një i ri, student, me një buzëqeshje të pafajshme, i cili kishte për detyrë që të dilte në televizion dhe t’ i mohonte këto akuza. Ky ishte Sokol Balla. Kështu Sokol Balla u bë zëdhënës dhe apologjet i mafies së trafikut të karburanteve në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë së mbetur. Kjo detyrë e bëri për një periudhë Sokol Ballën gazetarin më të afërt me Berishën.

Daljet e tij televizive të asaj periudhe janë harruar sot, kur Sokol Balla është tashmë prej shumë kohësh një nga gazetarët më të afërt të Edi Ramës. Shumë të paktë janë njerëzit që e mbajnë mend veprimtarinë e tij të dikurshme berishiane. Por për dreq mund të ndodhë që dikush të marrë videoregjistrimet nga arkivi i RTSH dhe t’ i transmetojë sot. Prandaj Sokol Balla u kujdes që të shkojë netëve të errëta në ndërtesën e RTSH-së dhe atje të zhdukë nga arkivi videoregjistrimet që përmbajnë veprimtarinë e tij si zëdhënës i PD-së.

Dikush mund të thotë se nëse do të kishte pasur nevojë të zhvlerësonte Ballën, Berisha do t’ ia kishte nxjerrë deri më 2013 ato videoregjistrime dhe nuk do të kishte pritur kaq shumë. Por Sokoli nuk e ka hallin te Berisha. Sokoli e di Berisha i ka ato videoregjistrime por, në raste të tilla, nuk është në stilin e tij që t’ i përdorë, por që t’ i mbajë si material kërcënues. Sokol Balla e ka hallin se mos këto videoregjistrime i nxjerrin armiqtë e tij te e majta. Sepse Sokol Balla i cili në 2021 mbush 48 vjeç, shpreson që pas një karriere të lodhshme në media, të hyjë në politikë, si të tjerë gazetarë, madje të marrë dhe portofole ministrore si kolegu i tij i dikurshëm në PD, Sokol Olldashi. Në këtë rast do t’ i prishnin shumë punë videoregjistrimet e vjetra. Lufta brenda llojit është e ashpër dhe kështu ndodh në një parti politike në prag të zgjedhjeve, veçanërisht në PS. Sokol Balla, pas vitit 2013 kur e majta erdhi në pushtet, e ka ditur se nëse nuk do të mund të hyjë dot në politikë në të ardhmen, pengesë do t’ i bëheshin vetëm ato videoregjistrime të vjetra, të cilat nuk do të nguronin që t’ i bënin publike edhe rivalët e tij brenda PS-së nëse do t’ u binin në dorë. Prandaj ai mori masa që t’ i spastronte arkivat televizive.

Por a i ka zhdukur vërtet siç beson, apo dikush ka hyrë atje dhe ka marrë kopje para tij. Këtë do ta tregojë koha. Deri më sot koha ka treguar se Balla ka pasur problem me videot e së shkuarës së tij, siç ishte rasti i videove pornografike që iu bënë publike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit