Audi prezanton “bishën” e 2020, për 3.8 sekonda kap 100km/h

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2019, 12:53

Audi ka zbuluar pamjet e modelit S8 për vitin 2020. Ky model do të bëjë debutimin publik javën e radhës në Auto Shouin e Los Anxhelosit.

E pajisur me një motor 4.0-litërsh e versionit V8, vetura është e aftë të prodhojë 571 kuaj-fuqi.

Falë këtyre përformancave, makina arrin shpejtësinë 100 km në orë për vetëm 3,8 sekonda. Shpejtësia maksimale e saj është 250 km/h.

Çmimi i veturës është 115 mijë dollarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit