Mbrëmjen e sotme u luajtur sfida Shqipëri-Andorë e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020. Në stadium ka pasur shumë personazhe të njohur, ku ndër ta nuk mungonin edhe ata të politikës.
Ilir Vrenozi, personazhi i njohur karizmatik nga Korça, i cili shquhet për kritikat ndaj qeverisë Rama, ka qënë i pranishëm në stadium gjithashtu.
Atje ai është përballur me kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ose i njohur ndryshe nga populli si “masakruesi i pyjeve”, Taulant Ballën.
Teksa Balla ishte duke kaluar në shkallët e stadiumit Elbasan Arena, Vrenozi ka menduar ta surprizojë atë me fjalinë më të perdodur kohët e fundit, e cila ka të bëjë me shefin e deputetit të Elbasanit. Ai i ka thënë në sy Ballës “Rama Ik”, teksa ka vendosur ta filmojë me telefonin e tij momentin.
Balla, duke mos patur se çfarë të bënte tjetër e ka marrë me të qeshur reagimin e Vrenozit, teksa është larguar menjëherë bashkë me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit.