Rrjeti 5G, reagon kompania kineze: Nuk kemi asnjë kontratë në Shqipëri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.11.2019, 16:23

Prej disa kohësh është folur me të madhe se një kompani kineze do të futet në Shqipëri dhe do të krijojë rrjetin 5G të internetit. Pas shumë mbledhjeve dhe parapërgatitjeve të ndërmarra për këtë risi në vendin tonë, ka reaguar vetë kompania kinezë që supozohej se do të hynte në Shqipëri.

Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e përfaqësisë së Kompanisë kineze të teknologjisë mobile Huaëei në vendin tonë, thuhet se Huaëei është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në internet, dhe se ndn shqetësimet për këtë siguri në Shqipëri.

Gjithashtu, kompania kineze thekson se nuk ka bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe se nuk kanë kontratë të zhvilluar me Shqipërinë.

Ajo shprehet se asnjë shitës tjetër nuk mund të pretendojë këtë nivel suksesi në sigurinë në internet dhe kjo është arsyeja pse Huawei është besuar nga kompanitë kryesore Europiane.

Deklarata e plotë:

Huaëei është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në internet, dhe ne ndajmë shqetësimet për këtë siguri në Shqipërisë

Pasi klientët e Huawei blejnë pajisjet, ata kontrollojnë të gjitha aspektet e hyrjes në rrjet, përfshirë sigurinë e sistemeve të tij dhe të dhënat e përdoruesit.

Huaëei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj. Kemi një strukturë të përcaktuar qartë të pronësisë dhe qeverisjes. Asnjë agjenci qeveritare ose ndonjë organizatë e jashtme nuk ka ndonjë aksion në Huaëei ose kontrollon Huaëei në çfarëdo mënyre.

Gjatë tre dekadave të fundit, Huaëei u ka shërbyer tre miliardë njerëzve në të gjithë botën pa ndonjë incident të madh dhe nuk ka prova se nuk mund të na besohet për të siguruar produkte të sigurta telekomunikacioni.

Asnjë shitës tjetër nuk mund të pretendojë këtë nivel suksesi në sigurinë në internet dhe kjo është arsyeja pse Huaëei është besuar nga kompanitë kryesore Europiane. Midis 60 kontratave 5G të Huaëei, 31 prej tyre janë nga Evropa.

Por ne nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit