Po shkatërroni stomakun, këto janë dëmet e shkaktuara nga kafja esëll

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2019, 07:30

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara për të nisur ditën çdo mëngjes. Ka shumë konsumatorë që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve të është një gabim i madh.

Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafe me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm.

Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës. Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun.

Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje. Kur ushqimet nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve madje edhe shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës.

Për të gjitha këto arsye, ekspertët e ngulin këmbë që kafeja nuk duhet pirë me stomakun bosh. Ata thonë se ngrënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për njeriun dhe organet e trupit.

Për më tepër, ekspertët sqarojnë se kafeja në mëngjes me stomak bosh rrit nivelet e kortizolit me shpejtësi. Më pas, organizmi ka nevojë për më shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale.

Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit.

Gjatë kësaj kohe, ju duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe më pas t’i dorëzoheni kënaqësisë së kafesë.

Megjithatë, nëse ju keni nevojë të pini kafenë përpara se të hani mëngjes, sigurohuni së paku që të shtoni pak qumësht dhe ta shoqëroni me një biskotë, për të zbutur ndikimin e dëmshëm që kafeja ka në stomakun bosh.

Risultato immagini per a good cafe"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit