Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.10.2019, 11:21
Rexhina Debrova është 25 vjeçarja e cila rreth 6 muaj më parë humbi jetën teksa sillte në jetë të voglën e saj. Bashkëshorti i Rexhinës, Gerti Debrova, ende nuk e ka marrë veten nga kjo ngjarje e rëndë.
Ai kërkon drejtësi për të shoqen. Gerti bën fajtorë mjekët që kanë asistuar në lindjen e vogëlushes për humbjen e të shoqes.
Nga autopsia rezultoi se shak për vdekjen e 25-vjeçares ishte bllokimi i njërës prej venave, që çon gjakun në mushkëri. Në një post të bërë sëfundmi në rrjetet sociale, Gerti thotë se do të bëjë vetëgjyqësi. Konkretisht ai akuzon mjekët Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi për gjëmën që i ndodhi.
Në rrjetet sociale, Gerti shkruan:
Erdhi ora.
6 muaj pa frymën , zërin , buzëqeshjen , jetën e Rexhinës.
Ardjan kadaifçiu dhe Blerta arapi më keni vrarë shpirtin , më keni nxirë gjakun…
Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy.. Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”
Sii guxovee
Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brënda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!
Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!
Qetësia dhe heshtja jon jan dhurata ime për ju.
Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time…
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR