Mjekët duhet të nisin të përpiqen për t'u shpëtuar jetën foshnjave që lindin në 22 javë të shtatzënisë. Kjo sipas udhëzimeve të reja klinike në Angli.
Avancimi i metodave dhe medikamenteve të përdorura në mjekësi i rrit më shumë shanset për mbijetesë tek foshnjat që lindin shumë përpara kohe. Më parë rekomandohej që vetëm foshnjat që lindin 23-javëshe ose më vonë mund të merrnin trajtimin që do u shpëtonte jetën.
Udhëzimet e publikuar ditën e sotme thonë se mjekët duhet të përpiqen që t'i ndryshojnë praktikat e ndjekura deri më tani ka njoftuar Shoqata Britanike e Mjekësisë Perinatale.
Ky njoftim ka bërë që të regojnë edhe aktivistët pro-jetës të cilët thonë se limiti i 24 javëve për abortim gjithashtu duhet të ndryshojë.
Numri i bebeve jashtëzakonisht të parakohshme që trajtohen dhe mbijetojnë është dyfishuar në pak më shumë se një dekadë.
Thuhet se shumica e bebeve mund të mos ia dalin, por një e treta mund të mbijetojnë nëse u ofrohet trajtim mjekësor dhe kjo është më mirë se të mos u jepet trajtim fare.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania